Banorët në Tiranë në protestë për mungesën e ujit: Nuk vëmë dot një lavatriçe, bashkia na ka braktisur

Tirana

Banorët në Tiranë në protestë për mungesën e ujit: Nuk vëmë dot një lavatriçe, bashkia na ka braktisur

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 09:10
Protesta

Disa banorë në zonën e ish-qytetit të nxënësve në Tiranë protestojnë për mungesën e ujit.

Banorët kanë dalë ditën e sotme me disa pankarta në lidhje me këtë problem.

Edhe pse situatë pandemie, këta banorë vuajnë për ujë.

Ata shprehen se bashkia nuk i ka dhënë zgjidhje këtij problemi madje është shprehur se është problem i ndërtuesit.

Por banorët theksojnë se uji mungon vetëm në periudhën e verës, ndërsa muajt e tjerë vjen rregullisht.  

“Kjo është vera e tretë që ne përballemi me mungesën e ujit. Jemi 8 pallate, rreth 200 banorë që çdo gusht gjendemi pa furnizim me ujë. Ajo që na shqetëson nuk është mungesa e ujit tashmë, por gënjeshtra që na jep UKT. Na premtuan dita-ditës duke thënë se do të zgjidhet problemi.

Po ashtu bashkia e Tiranës merr në mbrojtje UKT dhe thotë se është problem i ndërtuesit. Vetëm verës kemi mungesë. Na thonë se vjen nga konsumi, por gjatë pandemisë ka pasur më shumë konsum dhe nuk ka pasur mungesë. Ne nuk mund të vëmë një lavatriçe apo larëse enësh. Shumë persona ikin me makinë për të kryer nevojat e tyre.”

“Jemi në një siklet të madh se nuk kemi mundësi që të plotësojmë nevojat tona. Ne i paguajmë faturat, por nuk kemi ujë dhe kjo është skandaloze”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat