Tenderin për Piramidën e fiton kompania ‘Fusha’

Tirana

Tenderin për Piramidën e fiton kompania ‘Fusha’

Më: 9 tetor 2020 Në ora: 22:33
Erion Veliaj

Bashkimi i kompanive Fusha dhe Edil-Al, dy prej kompanive më të afërta ta dyshes Rama-Veliaj, ka fituar tenderin e Bashkisë Tiranë për të rikonstruktuar tërësisht Piramidën.

Ndryshimi i adresave të qytetarëve, Lleshaj paralajmëron padi për PD: Kanë dalë blof

Oferta e Fusha shpk dhe Edil Al ishte oferta më e ulët: rreth 10 milionë euro kur fondi limit i tenderit ishte rreth 13,5 milionë euro.

Kompani të tjera në garë ishin Alb-Star dhe StarTek, Gener 2 dhe K.A.E.XH, Salillari dhe G.P.G, Mane TCI dhe Inerti.

Siç Exit News ka shkruar më parë, kriteret përzgjedhëse hartuar nga bashkia ishin subjektive dhe kufizonin konkurrencën.

Bie në sy fakti se kriterin kryesor përzgjedhës të tenderit, i cili ishte që kompanitë konkuruese të kenë kryer më parë një punë të ngjashme me kosto sa 50 përqind e fondit për ndërtimin e piramidës, pra rreth €7 milionë, nuk e plotësojnë asnjë preh dy kompanive fituese të tenderit.

Nëse “projekte të ngjashme” do intepretohej si objekte social-kulturore, atëhere një objekt me vlerë të paktën €7 milionë euro, në 3 vitet e fundit, as kompania Fusha dhe as Edil-al nuk e plotësojnë këtë kriter.

Megjithatë duket se bashkia Tiranë, pas prishjes së planit fillestar për t’i dhënë kompanisë Fusha tenderin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar dhe pronën publike rreth tij për të ndërtuar kulla, është munduar të kompensojë Fushën me tenderin e Piramidës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat