Çlirimi i Tiranës/ Historiani Kasmi: Ja si u luftua nga partizanët dhe nacionalistët për Tiranën, roli i Mehmet Shehut

Tirana

Çlirimi i Tiranës/ Historiani Kasmi: Ja si u luftua nga partizanët dhe nacionalistët për Tiranën, roli i Mehmet Shehut

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 22:02
Ilustrim

Historiani Marenglen Kasmi, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për Çlirimin e Tiranës, deklaroi se periudha e Luftës së Dytë Botërore në vendin tonë duhet parë me shumë kujdes, pasi ka interpretime të ndryshme.

Kasmi theksoi se ndërkombëtarët gjithsesi kanë prirje t’i shkojnë në afër të vërtetës.

“Ne shkojmë gjithmonë tek debati nëse kemi të bëjmë me çlirim apo me pushtim? Ata që u erdhën në pushtet ishin shqiptarë, pavarësisht atij sistemi. Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri është e studiuar. Sot duhet ta shikojmë me kujdes atë periudhë.

Në kohën e komunizmit, duhet të dilte në pah Enver Hoxha, prandaj duhet folur për gjithçka, edhe për humbjet. Në luftimet për betejën e Tiranës, thuhet nga Mehmet Shehu se humbën jetën 200 partizanë, ndërsa në shkrime të tjera thuhet se ishin më pak partizanë që ranë për kryeqytetin. Duhet të flasim me dokumente e ndërkombëtarët janë më afër të vëertetës”, tha Kasmi.

Marenglen Kasmi theksoi se lufta për Çlirimin e Tiranës është bërë nga vetë shqiptarët, pa ndihmën e aleatëve, ndërsa shtoi se Mehmet Shehu nuk ishte personi kryesor në luftime, siç është thënë, por ai ishte themeluesi i brigadës së parë partizane.

“Diskutimi i përsëritur shëndosh interpretimet. Kështu shkruhet edhe sot, se Tirana u çlirua me luftën vetëm të shqiptarëve, kjo qëndron, sepse aleatët nuk zbarkuan në vend, përpos dy batalioneve në jug, që nuk kanë ndërhyrë në luftime. Luftimet në Tiranë nuk janë drejtuar nga Mehmet Shehu. Për kryerjen e luftimeve u krijuan brigada.

Brigada e parë ishte e krijuar nga Mehmet Shehu. Kjo ka ndodhur në të vërtetë. Kishte aleatë sigurisht. Masat që u morën ishin të rregullta, ishin njësi ushtarake të mirëfillta. Mund të ishin 700 deri 1200 gjermanë para pushtimit. Përkrah partizanëve, ishin edhe forca të xhandarmërisë dhe të nacionalistëve”, u shpreh Kasmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat