Një burrë shembet në tokë para QSUT në Tiranë

Tirana

Një burrë shembet në tokë para QSUT në Tiranë

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 13:40
Tiranë

Një person është ndjerë keq dhe është shembur në tokë në qendër të Tiranës pak pas mesditës së sotme.

Personi në fjalë siç shihet në foto, është rreth të 50-ave dhe shihet që ka rënë në tokë. Pasi i flasin qytetarë të ndryshëm ai përmendet, por pa arritur të çohet më këmbë.

Kalimtarët i ofrojnë ujë dhe alkool për t’u përmendur, por nuk e prekin me dorë, për shkak dhe të frikës nga koronavirusi. Ngjarja ka ndodhur tek zona e “6 katësheve” shumë pak metra larg urgjencës Kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat