Mashtronte qytetarët për “Pagën e luftës”, arrestohet 32-vjeçari pas hetimit 6 mujor

Tirana

Mashtronte qytetarët për “Pagën e luftës”, arrestohet 32-vjeçari pas hetimit 6 mujor

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Një 32-vjeçar me precedent të mëparshëm penal ka rënë në pranga ditën e sotme në Tiranë pasi mashtronte qytetarët për “Pagën e luftës” të vendosur gjatë periudhës së karantinimit për shkak të pandemisë së COVID-19.

Pas një hetimi 6-mujor, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka kryer hetime të plota në lidhje me kallëzimin e marrë nga një bankë e nivelit të dytë në territorin e Republikës së Shqipërisë, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”. D.T. kishte hapur një llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë në territorin e Republikës së Shqipërisë duke përfituar nga situata e pandemisë COVID-19 për përfitimin e “Pagës së luftës”.

Kjo llogari ishte hapur që ky shtetas të shfrytëzonte një hapësirë që gjendej në shërbimin bankar dixhital.

Pas kësaj, ky shtetas ka arritur të kryejë 36 transaksione financiare në një vlerë 15.533.510 lekë të reja, në llogari të ndryshme të bankave të tjera të nivelit të dytë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat