Tiranë: I shkon në banesë ish të dashurës, e rreh dhe e përdhunon

Tirana

Tiranë: I shkon në banesë ish të dashurës, e rreh dhe e përdhunon

Më: 11 janar 2021 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Një 30 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pas akuzave se ka dhunuar dhe ka abuzuar seksualisht ish të dashurën.

Sipas informacioneve, është arrestuar Ledjon Spahiu, i cili mban edhe identitetin Besmir Kurtdeda nga Peshkopia.

I arrestuari ditën e djeshme i ka shkuar në banesë ish të dashurës së tij, të identifikuar si O.M., 20 vjeç dhe ka ushtruar dhunë fizike, psikologjike si dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

Vajza ka denoncuar rastin në polici dhe ka marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtje.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L(B). S(K)., 30 vjeç, pasi ka konsumuar veprat penale “Dhuna në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë””, njofton Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat