Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një person, dhunohet me sende të forta roja i një objekti

Tirana

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një person, dhunohet me sende të forta roja i një objekti

Më: 13 janar 2021 Në ora: 09:58
Foto Ilustrim

TIRANË- Një  plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Sipas informacioneve të para ngjarja ka ndodhur tek ish-parku i autobusëve, ndërsa në konflikt janë përfshirë disa persona.

I plagosuri është një 42-vjeçar dhe ka marrë një plumb në këmbë. Po ashtu është dëmtuar me sende të forta edhe roja i një objekti.

Ka dyshime që ngjarja të ketë ardhur si pasojë e një konflikti të çastit mes një ndërtuesi dhe disa personave  të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat