Zjarr në një apartament pranë teleferikut në Dajt

Tirana

Zjarr në një apartament pranë teleferikut në Dajt

Më: 14 janar 2021 Në ora: 13:14
Ilustrim

Një banesë pranë Teleferikut në Dajt është përfshirë nga flakët.

Sipas policisë, më datë 14.01.2021, rreth orës 11:30, në rrugën e Teleferikut, në Dajt ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F.S. ku ka vetëm dëme materiale.

Nuk ka probleme për banorët.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat