Ishte shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet adoleshenti në Tiranë, pranga dhe 3 të tjerëve

Tirana

Ishte shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet adoleshenti në Tiranë, pranga dhe 3 të tjerëve

Më: 26 janar 2021 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar.

Në pranga kanë rënë tre drejtues mjetesh dhe 19-vjeçari E. N., i shpallur në kërkim për vjedhje, pasi ishte dënuar me 3 muaj burg.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, është kapur dhe ndaluar shtetasi E. N., 19 vjeç, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

E. Ç., 33 vjeç, pasi në rrugën “Andon Zako Çajupi”, ka aksidentuar dhe më pas është larguar nga vendngjarja, këmbësoren me iniciale B. S., 87 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

F. N., 36 vjeç, pasi në Rrugën e Qelqit u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur, në masën 0.79 mg/l;

E. Ç., 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.63 mg/l, ka humbur kontrollin dhe është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.

Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime hetimore të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat