Rijetëzimi i piramidës/ Nis zbatimi i projektit për qendrën më të madhe digjitale në rajon

Tirana

Rijetëzimi i piramidës/ Nis zbatimi i projektit për qendrën më të madhe digjitale në rajon

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 15:31
Rijetëzimi i piramidës

Brenda vitit 2023 piramida e Tiranes do te jete qendra me e madhe teknologjike ne rajon.

Punimet  i vizitoi nga afër kryeministri Edi Rama, ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe kryetari i bashkisë se Tiranes Erjon Veliaj, i cili shpjegoi se si brenda kësaj godine do te krijohen 18 salla ku te rinjtë do te studiojnë IT, dizajn robotike e te tjera.

Kryeministri Rama e cilësoi një sfide te madhe shndërrimin e kësaj godine qe mbart historinë e diktaturës se shkuara ne nje qendër te tille qe do te shërbeje si nje celes per suksesin e te rinjve ne tregun e punës, jo vetëm ne Shqipëri por ne atë ndërkombëtar.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim vlerësoi realizmin e këtij projektin por mbi te gjitha partneritetin e qeverisë me biznesin dhe atë te amerikaneve me shqiptaret. Pasi ky projekt po mundësohet edhe fale bashkëpunimit  e fondin shqiptaro amerikan te zhvillimit. Kjo qender e teknologjisë do te mirëpres 3000 te rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat