Aksidentuan për vdekje një 25-vjeçare dhe një tjetër mbeti i plagosur, arrestohen dy persona

Tirana

Aksidentuan për vdekje një 25-vjeçare dhe një tjetër mbeti i plagosur, arrestohen dy persona

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të cilët një ditë më parë aksidentuan për vdekje një 25-vjeçare, e cila ishte duke ecur në këmbë.

Po ashtu, nga ky aksident i plagosur mbeti edhe një 58-vjeçar, i cili ndodhet në spital.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : E. B., 42 vjeç dhe M. A., 54 vjeç, pasi ditën e djeshme kanë aksidentuar këmbësoret shtetasen A. A., 25 vjeçe dhe shtetasin S. R., 58 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në spital shtetasja A. A., 25 vjeçe, ndërsa shtetasi S. R., 58 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat