Banesa e dëmtuar nga tërmeti, 89-vjeçarja: Shtëpia e pabanueshme, kam frikë se më zë brenda

Tirana

Banesa e dëmtuar nga tërmeti, 89-vjeçarja: Shtëpia e pabanueshme, kam frikë se më zë brenda

Më: 10 mars 2021 Në ora: 17:47
E moshuara thotë se shtëpia e saj jo vetëm nuk është riparuar

Edhe pse kryebashkiaku i Tiranës ka deklaruar se do t’i rindërtojë të gjitha shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, në Yrshek një 89 vjeçare dhe shumë familje të tjera janë detyruar të kthehen në banesat e pasigurta për shkak të motit të keq. E moshuara thotë se shtëpia e saj jo vetëm nuk është riparuar, por që nga fatkeqësia e tërmetit askush nga pushteti lokal nuk ka shkuar për tu njohur me problematikën e banorëve të zonës.

Veliaj: Do të fillojnë vetë rindërtimin e shtëpive, sidomos në zonat e fshatit.

Edhe pse kryebashkiaku i Tiranës deklaroi se do të rindërtojë të gjitha shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti premtimi i tij është larg zbatimit.

Image

Në Yrshek shtëpia e qytetares Sude Kona ka dalë e pabanueshme që pas tërmetit të 26 nëntorit .

89-vjeçarja shprehet e pakënaqur që askush nga pushteti lokal nuk ka shkuar ta shohë në kushtet ku jeton.

“Gjithandej ka shkuar, të vijë këtu, se kam pasur respekt për të. Këtu nuk ka hyrë asnjëherë.”

Pas tërmetit nënë Sude jetoi me vajzën në çadër, por temperaturat e ulta i detyruan të riktheheshin në shtëpinë e dëmtuar.

Më e vështirë jetesa e saj bëhet në ditët me reshje pasi shiu futet brenda.

“Po deshët të më bënin një shtëpi, para se të vdes.”

Përpos gjithë problemeve nënë Sude jeton prej 6 vitesh e paralizuar.

“S’kam dalë as në banjo, nuk eci dot. Kam qenë shumë rëndë.”

Mes lotësh 89-vjeçarja tregon vështirësitë me të cilat po përballet pas fatkeqësisë natyrore.

“Është e rrezikshme, po e shihni vetë, nuk jetohet këtu.”

Teksa largohemi nënë Sude ka edhe një porosi me shpresën që pjesën e mbetur të jetës ta kalojë në paqe.

“Unë dua nga ju që të mos më harroni, kështu si më kanë harruar.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat