Veliaj me të rinjtë: Luljeta dhe Najada shembull për rininë; Kandidatët tanë njerëz të dijes dhe me vlera

Tirana

Veliaj me të rinjtë: Luljeta dhe Najada shembull për rininë; Kandidatët tanë njerëz të dijes dhe me vlera

Më: 14 mars 2021 Në ora: 17:40
Foto nga takimi

Në takimin me të rinjtë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se është i lumtur që në këtë fushatë po kandidojnë njerëz që japin shembullin e të lexuarit dhe dijes.

“Kur kemi njerëz si profesoresha e nderuar, Luljeta Bozon, të cilën e njoh sepse fillimisht e takova për histori tërmeti dhe pastaj më dhuroi një libër. Kur kandidon një autore librash, ti thua një njeri me vlera po kandidon. Kur kandidon një tjetër profesoreshë, si Najada, prapë autore tekstesh mjekësore ti thua: Po kandidon një autor, dikë që ka lidhje me librin. Dhe kur sheh personazhe që janë rritur me libra, ke garancinë që si minimum janë humanistë dhe kanë një botë pak më të madhe sesa vetëm diapazoni i asaj që të sheh syri në territorin e Tiranës ku je”, nënvizoi Veliaj.

Veliaj theksoi se i vjen mirë që kritikat që merr tani janë për shtimin e qendrave rinore apo të bibliotekave.

“Mbaj mend shumica e bibliotekave ishin kthyer në magazina që mblidheshin rraqe me dryna dhe me kangjella të paprekura prej vitesh. Ndërsa sot kritika që marrim është – Pse 8 dhe jo 18 biblioteka. Kritika që marrim – Pse një qendër rinore të “Rruga e Kavajës”, një te rruga “Myslym Shyri”, qendra “Ten” dhe jo një te “Mine Peza”. Pra, fakti që kemi rritur stekën dhe kërkojmë që të bëhet akoma më shumë dhe më shpejt, është në fakt një lajm i mirë. Është një kritikë që është muzikë për veshët e mi se them shyqyr që ka mbërritur kjo ditë”, sqaroi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat