Tirana “mbytet” në trafik, qytetarët: Situata e pa tolerueshme, merrni masa

Tirana

Tirana “mbytet” në trafik, qytetarët: Situata e pa tolerueshme, merrni masa

Më: 31 mars 2021 Në ora: 13:28
Trafiku në Tiranë

Tirana “mbytet” në trafik, qytetarët: Situata e pa tolerueshme, merrni masa

Nga: Edison Vatnikaj

 31/03/2021 - 13:07

Kjo pamje është e përditshme.

Automjete që mundohen të hyjnë në Tiranë të paktën duhet të qëndrojnë për gati një orë në këtë aks.

Shumë prej tyre vijnë nga rrethet , të cilët kërkojnë shërbime në kryeqytet. Disa janë frekuentues të rregullt të kësaj rruge.

“Vij nga Durrësi, e frekuentoj shpesh rrugën. Është torturë,” thotë një shofer.

“Keq, përditë e njëjta gjë është me këtë rrugë. Le t’i japin një rrugëzgjidhje,” thotë një tjetër.

“Se si jetojnë këta këtej, nuk e di…” shprehet një shofer.

Problem vijon të jetë prezenca e mjeteve të tonazhit të rëndë, edhe pse ato sugjerohen të lëvizin në një orar kur nuk ka fluks qarkullimi.

Shoferët për të hyrë në Tiranë përdorin këtë rrugë pasi ato alternative janë pa infrastrukturë.

Denoncimet, ankesat, letrat e dërguara ne institucionet përgjegjëse nuk japin shpresë për qytetarët, të cilët janë të destinuar të vuajnë ku me rritjen e temperaturave qëndrimi më minuta të zgjatura në trafik do të rendojë edhe më shumë gjendjen psikologjike të tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat