Motori përplaset me kamionin në Tiranë, lëndohet 23-vjeçari

Tirana

Motori përplaset me kamionin në Tiranë, lëndohet 23-vjeçari

Më: 16 maj 2021 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Një aksident është regjistruar këtë të dielë në kryeqytet.

Drejtuesi i motorit L.Dh 23 –vjeçar ka goditur nga pas një kamion dhe për pasojë ka mbetur i lënduar.

Mësohet se 23-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Sakaq grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Në Unazë të Re, pranë Liqenit të thatë, mjeti motorr me drejtues shtetasin L. Dh., 23 vjeç ka goditur nga pas mjetin kamion me drejtues M. Ll. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit shtetasi L. Dh, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat