Ndërtime pa leje në Tiranë, arrestohen dy pronarë lokalesh

Tirana

Ndërtime pa leje në Tiranë, arrestohen dy pronarë lokalesh

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për ndërtime të paligjshme.

Sipas policisë në pranga ka rënë 49-vjeçari A.O pasi në rrugën “Ymer Kurti” u konstatua duke ndërtuar pa leje në lokalin e tij.

Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi i 49-vjeçarit G.L pasi në fshatim Bastar Murriz , i cili po në lokalin e tij u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa lejen përkatëse.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Tiranë/Informacion

Vijojnë kontrollet  për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e ndërtimeve pa leje.

Goditen dy raste të ndërtimeve pa leje, vihen në pranga 2 shtetas.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje në të gjithë Qarkun e Tiranës, janë goditur 2 raste të ndërtimeve pa leje, në vende të ndryshme, dhe janë arrestuar dy shtetas konkretisht:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasit A. O., 49 vjeç,pasi në rrugën “Ymer Kurti” në biznesin(lokal)në pronësi të tij, u konstatua duke ndërtuar të papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasit G. L., 49 vjeç, pasi në fshatin Bastar Murriz, në lokalin e tij, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat