I dha para të miturës për seks, iu fut fqinjes në banesë dhe torturoi djemtë! Kapet i rrezikshmi

Tirana

I dha para të miturës për seks, iu fut fqinjes në banesë dhe torturoi djemtë! Kapet i rrezikshmi

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 13:35
Policia shqiptare

Policia e Tiranës ka arrestuar një person me rrezikshmëri të lartë, mbi të cilin rendojnë disa vepra të rënda penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” “Ngacmim seksual” “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Dhunim i banesës” i shtetasit S. G., 47 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

Policia njofton se ky person "dyshohet se i ka ofruar para një shtetaseje të mitur në këmbim të marrëdhënieve seksuale. Gjithashtu, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy djemve të tij si dhe ka hyrë me forcë në banesën e një komshie të tij dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe ndaj saj. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një dorezë metalike."

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat