Arrestohen dy vëllezër, zbardhet aktiviteti i tyre kriminal

Tirana

Arrestohen dy vëllezër, zbardhet aktiviteti i tyre kriminal

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 vëllezër në Shëngjergj. Ata janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për kultivim të kanabisit.

Në pranga janë vënë E. M., 28 vjeç dhe E. M., 32 vjeç. Ndaj tyre rëndon akuza për kultivim të lëndëve narkotike. Ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Evidentohen dhe goditen dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Vihen në pranga 2 vëllezër.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë një hetimi disamujor shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit në vendin e quajtur “Shtogu”, dhe në vendin e quajtur “Kollagjesh” Njësia Administrative Shëngjergj

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 28 vjeç dhe E. M., 32 vjeç, pasi dyshohen se në vendin e quajtur “Shtogu”, kanë kultivuar bimë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Gjithashtu, këta dy shtetas dyshohen se  në vendin e quajtur “Kollagjesh”, u konstatuan të kultivuar bimë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat