Plagosen me armë zjarri dy të rinj në Tiranë

Tirana

Plagosen me armë zjarri dy të rinj në Tiranë

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 07:48
Foto ilustrim

Dy të rinj janë plagosur me armë zjarri në orët e mesnatës në Tiranë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”, ku janë plagosur me armë zjarri një 20 vjeçar dhe një 19 vjeçar, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se të plagosurit janë Enis Sanxhaku dhe Noa Mato.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje.

Rreth orës 00:05, tek “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”, në rrethana ende të paqarta dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit E. S., 20 vjeç dhe N. M., 19 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të Tiranës dhe vijon kontrolli i zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat