Rrjet të ri kanalizimesh në rrugën “Siri Kodra”

Tirana

Rrjet të ri kanalizimesh në rrugën “Siri Kodra”

Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 17:06
Erion Veliaj

“Don Bosko” dhe “Siri Kodra” nuk do të përmbyten më sa herë që bie shi. Ky është premtimi i Kryebashkiakut Erion Veliaj, që bazohet në përfundimin e investimit që Bashkia dhe ndërmarrja e Ujësjellës – Kanalizimet po kryen në këtë zonë. 

“Jam shumë i lumtur që i japim zgjidhje një problematike, e cila i ka lodhur jo pak qytetarët e Tiranës, sidomos banorët e dy zonave “Don Bosko” dhe “Siri Kodra”. Siç e patë, nga reshjet e fundit, rehabilitimi që bëmë te “Don Bosko” dha efektin e parë, nuk patëm përmbytje. Me të mbaruar edhe ky investim, i cili është një kolektor dy herë më i madh, që shton kapacitetin e atij ekzistues për ujërat që mblidhen te Rr. “Siri Kodra”, pra nga zona e Unazës deri te zona e Bregut të Lumit, shpresoj se kemi zgjidhur një problematikë shumë të madhe”.

Kryebashkiaku zgjodhi javën kombëtare të ujit, për të folur edhe për arritjet e ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve, nën menaxhimin e Bashkisë.

“Vetëm këtë vit UKT-ja ka kryer 105 ndërhyrje në rrjet. Në një vit është bërë punë sa në 10 vitet e fundit të marra bashkë. .Fakti që kemi investitorë të interesuar që të futen si aksionarë në UKT shton besueshmërinë dhe jo frikën, se kjo është një ndërmarrje e cila po menaxhohet mirë”.  Kryebashkiaku u shpreh se lagjet e Tiranës do të investohet edhe për urbanizimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat