Veliaj pret krerët e bashkive shqiptare të rajonit

Tirana

Veliaj pret krerët e bashkive shqiptare të rajonit

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 12:21
Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në ambjentet e bashkisë së kryeqytetit krerët e bashkive shqiptare të Rajonit.

Në një deklaratë të përbashkët, Veliaj pohoi se duke nisur nga Tirana do të nisin projekte gjigande dhe bashkëpunim i ndërsjelltë mes këtyre 5 bashkive (Tiranes, Prishtinës, Tetovë, Ulqin, Preshevë). Ai theksoi se kjo kauzë shqiptare është një sfidë e përditëshme ndërsa shtoi se ky është shekulli i shqiptarë të mirë që punojnë.

“Nuk është projekt nacionalist por praktik. Fati i Shqipërisë i Shqipërisë është që rrethohemi nga shqiptarë përreth. Unë besoj se ky është shekulli i shqiptarëve të mirë që punojnë, që i kanë fokuset tek puna dhe çdo njeri nuk jeton dot me slogane. Dua të përshendes 4 vëllezërit, kolegët e mi, që kauzën nuk e përdorin vetëm gjatë festive. Suksesi juaj është dhe suksesi ynë”, tha Veliaj.

Më tej, ai shtoi se, “të mesojmë nga bashkitë shqiptare dhe si takim i parë është një bërthamë themeluese e rajonit të bashkive, shumë shpejt do të botojmë axhenden e përbashket për projekte kkonkrete.Ky është shekulli i shqiptarëve dhe punëve konkrete. Çdo ditë përballemi me sfidat në infrastrukturë, shkolla, kopshte.Dua që në këtë moment të parë , tu japim mundësinë e një përshëndetje. Dua të ndjeheni si në shtëpi, Tirana është shtëpia e të gjithë shqiptarëve”.

Më pas, në orën 12:00, delegacionet nga Prishtina, Tetova, Ulqini dhe Presheva do të marrin pjesë në ceremoninë që do të zhvillohet me familjet firmëtare te Monumenti i Pavarësisë, në Parkun Rinia, që i paraprin festimeve të 104 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Gjatë qëndrimit të tyre dy ditor në Tiranë, delegacionet do të vizitojnë në terren edhe disa nga projektet madhore që Bashkia e Tiranës ka nisur të zbatojë, si rehabilitimi i Sheshit “Skënderbej”, i cili është konceptuar që të përfaqësojë të gjitha trevat shqiptare, apo rindërtimi i stadiumit “Qemal Stafa”.

Ndërkaq, ditën e dielë, duke nisur nga ora 10:00, nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës, do të mbahet Konferenca e Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit.  Konferenca do të vijojë me prezantimin dhe shkëmbimin e eksperiencave të bashkive shqiptare në rajon, si dhe në fund të saj do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi mes 5 kryetarëve të bashkive shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat