Kufizime të furnizimit me energji në disa zona të Tiranës

Tirana

Kufizime të furnizimit me energji në disa zona të Tiranës

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Për shkak të disa investimeve që po kryhen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, kjo e fundit ka njoftuar se do të ketë kufizime të furnizimit me energji të disa zonave në Tiranë.

OSHEE ka deklaruar se si rezultat i vendosjes së rrjetit të ri 20 Kv dhe vendosjes së pajisjeve të automatizuara, sot prej orës 06.00 e mëngjesit dhe deri në 10.00 të paradites, energjia elektrike do të mungojë, si masë sigurie për punimet që po kryhen.

Më konkretisht OSHEE njofton se zonat e prekura janë Lapraka, zona përballë rrugës së Spitalit Ushtarak dhe zona tek Pazari i Ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat