Bojaxhi akuza Bashkisë së Tiranës: Nuk ka transparencë

Tirana

Bojaxhi akuza Bashkisë së Tiranës: Nuk ka transparencë

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 17:46
Gjergj Bojaxhi

Themeluesi i partisë “Sfida për Shqipërinë” Gjergj Bojaxhi, ka pasur kritika pas prezantimit të planit të përgjithshëm të Tiranës nga bashkia. Në një deklaratë për mediet, Bojaxhi akuzon bashkinë se nuk ka bërë publike hapat përmes të cilave janë bërë konsultat publike dhe është arritur në draftin final.

“Sot, maxhoranca e bashkisë ka filluar procesin e miratimit të planit urbanistik të Tiranës, një plan i cili nuk është konsultuar me qytetarët, nuk janë bërë transparente proceset se si ky plan ka arritur deri këtu dhe se ky plan nuk zgjidh problemin që ka qyteti i Tiranës”, tha Bojaxhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat