Familja në Tiranë kërcënon me vetëflijim, panik pranë Ministrisë së Drejtësisë - Bota Sot
Familja në Tiranë kërcënon me vetëflijim, panik pranë Ministrisë së Drejtësisë

Tirana

Familja në Tiranë kërcënon me vetëflijim, panik pranë Ministrisë së Drejtësisë

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 19:53
Familja në Tiranë kërcënon me vetëflijim

Banesa e familjes Hoxha pranë ministrisë së Drejtësisë rrezikon të shembet për shkak sepse trullit mbi të cilin kjo banesë është ndërtuar i ka dal pronari.

Mjetet e IMT janë pranë banesës, ndërkohë që familjarët kanë kërcënuar me vetëflijim.

Vetë familja që jeton në këtë banesë shprehet se banesën e kanë blerë që në vitin 1984 dhe se nuk i është thënë kurrë më parë se kjo shtëpi do të prishej.

Në një lidhje telefonike për Report TV, vajza e familjes, Anjeza Hoxha, është shprehur se familja e saj po nxirret jashtë banesës për hirë të një njeriu që ka një firmë private.

“Po na nxjerrin jashtë për hir të një njeriu që ka një firmë private. Ne kemi fituar gjyqin që ata nuk janë me pronar. Kemi jetuar prej vitesh në këtë shpi dhe jemi pronarë të kësaj prone.

Ne nuk na njeh ndërtuesi si pronarë pasi leja e ndërtimit është në emër të atyre që ne kemi fituar gjyqin. Shteti na ka thënë bëni marrëveshje dhe askush nuk ka ardhur për një marrëveshje. Kërkojmë thjeshtë të mos dalim në rrugë, e kemi ndërtuar me gjak dhe nuk mund të dalim në rrugë. Shtëpia është në proces legalizimi pasi nuk është pranuar për shkak të lejes së ndërtimit e cila është në emrat të cilat gjykata i ka hedhur poshtë”, është shprehur Hoxha në lidhje telefonike për Report TV.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera