I zhvati mikut të saj 900 mijë euro, ja dentistja seksi nga Tirana që bënte jetë luksi - Bota Sot
I zhvati mikut të saj 900 mijë euro, ja dentistja seksi nga Tirana që bënte jetë luksi

Tirana

I zhvati mikut të saj 900 mijë euro, ja dentistja seksi nga Tirana që bënte jetë luksi

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 16:55
38-vjeçarja është Olesia Duka me profesion dentiste, të cilin e ushtronte në kryeqytet.

Një histori si nëpër filma është ajo e mashtrimit të një gruaje nga Tirana, e cila i mori një burri që e kishte njohur vetëm dy vite më parë plot 900 mijë euro.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, pas denoncimit të burrit me inicialet I.H nga ky qytet, ka njoftuar akuzën ndaj 38-vjeçares, ndërsa asaj dhe familjarëve u janë sekuestruar pasuri me vlerë 300 mijë euro.

Sipas report tv, 38-vjeçarja është Olesia Duka me profesion dentiste, të cilin e ushtronte në kryeqytet.

Duka mësohet se mashtronte personat që njihte duke u thënë se kishte 8 klinika dentare dhe se i duheshin paratë për aparatura, kundrejt shlyerjes në një afat të caktuar.

Në fakt, pasi ua merrte paratë, Duka nuk ua kthente por i mashtronte se do i likujdojë së shpejti.

Sipas prokurorisë autorja e kësaj vepre penale vazhdonte të kryejë veprime në mbulimin dhe dredhinë për mashtrim dhe vjedhjes se shumave të mëdha parash edhe tek disa persona të tjerë.

Hetimet vazhdojnë për identifikimin e shumave të vjedhura dhe të fshehura nga ana e 38-vjeçares.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat