Dy lagje të mbipopulluara të Tiranës me rrjet të ri ujësjellësi - Bota Sot
Dy lagje të mbipopulluara të Tiranës me rrjet të ri ujësjellësi

Tirana

Dy lagje të mbipopulluara të Tiranës me rrjet të ri ujësjellësi

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 12:34
Ilustrim

UKT ka përfunduar investimet në dy zona mjaft të populluara në Tiranë, atë pas gjimnazit “Qemal Stafa” dhe në rrugën “Mine Peza”, ku ka vendosur linja të reja të ujësjellësit.

Në bllokun e pallateve mbrapa gjimnazit “Qemal Stafa” është ndërtuar një lidhje e re e furnizimit dhe tashmë qytetarët e kësaj zone përfitojnë një shërbim cilësor të ujit të pijshëm duke sjellë kështu uljen e humbjeve të furnizimit.

Një investim i ri në rrjet quhet i papërfunduar nëse uji nuk shkon drejtpërsëdrejti tek konsumatori me të gjithë parametrat dhe cilësinë e duhur për ta përdorur atë dhe për këtë punonjësit e UKT-së kanë vendosur linja të reja edhe në rrugën “Mine Peza” duke ofruar edhe për këtë zonë cilësi më të mirë furnizimi me ujë, por edhe duke shmangur ndërhyrjet abuzive që mund t’i jenë bërë linjës gjatë rrugës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat