Unioni i Biznesit Industrial vlerëson prefekten e Tiranës për emergjencat civile - Bota Sot
Unioni i Biznesit Industrial vlerëson prefekten e Tiranës për emergjencat civile

Tirana

Unioni i Biznesit Industrial vlerëson prefekten e Tiranës për emergjencat civile

Më: 13 mars 2018 Në ora: 23:43
Tiranë

Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë, zhvilloi sot një takim me Unionin e Biznesit të Zonës Industriale, ku përfaqësuesit e këtij Unioni, kryetari Arti Zenelaj dhe anëtari Saimir Preni, në shenjë mirënjohje i dhuruan Prefektes së Tiranës, Suzana Jahollari, certifikatën për kontribut të veçantë në stabilizimin e situatave emergjente në aksin Tiranë – Durrës.

Sasia e punimeve të kryer në dhjetor 2017, pas përmbytjeve të shkaktuara në këtë zonë nga sasia e reshjeve janë, 72 orë punë te zona e City Park, Përroi i Limuthit, ku u angazhuan forca e mjete të ushtrisë, Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Drejtorisë së Ujitjes e Kullimit Durrës, kompanive private dhe Bashkisë Vorë. Gjithashtu u thye 1400 m3 asfalt, u gërmua dhe u hoqën 11 525 m3 inerte, u gërmua në 2 m thellësi dhe u hoqën 8000 m3 dhe.

Me urdhër të Prefektit Nr.169, datë 18.12.2017 u ngrit grupi i punës për monitorimin e situatës së tombinove në aksin Tiranë – Vorë, më pjesëmarrjen e institucioneve Ujësjellës – Kanalizime Tiranë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Agjensia e Kabllove dhe Fibrave Optike, Bashkia Tiranë dhe Prefekti i Qarkut Tiranë, të cilët monitoruan situatën në terren dhe dhanë zgjidhjet e mundshme. /ATSH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat