Pas 11 vitesh, përfiton lejen e legalizimit - Bota Sot
Pas 11 vitesh, përfiton lejen e legalizimit

Tirana

Pas 11 vitesh, përfiton lejen e legalizimit

Më: 25 mars 2018 Në ora: 16:13
Tirana

Brenda një kohë të shkurtër qytetarët kanë mundësi që të marrin zgjidhje për shqetësimet e tyre duke dorëzuar ankesën e tyre në platformën e bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”.

Edhe ministria e Drejtësisë u është përgjigjur ankesave të qytetarëve  përmes kësaj platforme dukë shënuar histori të vërteta suksesi.

Një qytetar nga Durrësi i është drejtuar platformës më datë 27.12.2017, i cili kërkonte të pajisej me certifikatë pronësie pranë ZVRPP së këtij qyteti.

Qytetari pretendonte se kishte aplikuar prej 1 viti e 6 muajsh dhe nuk kishte marrë asnjë përgjigje nga punonjësit e këtij institucioni shtetëror.

Menjëherë pas shqyrtimit të ankesës, ZVRPP Durrës bën me dije se prona e qytetarit është regjistruar dhe se certifikata është gati për tu tërhequr pranë institucionit.

Gjithashtu një tjetër qytetari nga Tirana ju drejtua platformës më datë 8.1.2018 dhe mori zgjidhje me datë 9.02.2018.

Ai kërkonte të pajisej me certifikatë legalizimi pranë Tirana Jug . Dosja e qytetarit kishte 11 vjet që ishte në shqyrtim dhe qytetari nuk ishte pajisur me lejen e legalizimit.

ALUIZNI bën me dije se prona e qytetarit është legalizuar dhe qytetari është pajisur me lejen e legalizimit./ATSH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat