Dalin fotot, çfarë do të ndodhë te “Sheshi Shqiponja” në Tiranë - Bota Sot
Dalin fotot, çfarë do të ndodhë te “Sheshi Shqiponja” në Tiranë

Tirana

Dalin fotot, çfarë do të ndodhë te “Sheshi Shqiponja” në Tiranë

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 21:05
“Sheshi Shqiponja” në Tiranë

Projekti për segmentin e unazës së re, që do të bashkojë shkollën Teknologjike me shesh rrotullimin Shqiponja, pritet të fillojë së shpejti

Këtë e bëri të ditur sot zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli gjatë aktivitetit për prezantimin e projekteve të reja për kryeqytetin.

“Projekti ka përfunduar është momenti kur po bëhen ratifikimet e fundit për të përcaktuar elementët estetikë të mobilimit urban, pasi kjo do të jetë edhe një vepër, e cila do të ketë një impakt mjedisor më të mirë sesa të gjitha traktet paraardhëse, si dhe do të ketë barriera për mbrojtjen zanore”, theksoi Shkreli.

Zv/ministri Shkreli theksoi se: “pjesa e unazës që po bëjmë, lidh shkollën Teknologjike me sheshin Shqiponja dhe përbëhet nga dy korsi vajtje-ardhje prej 11.5 metra, të cilat në projektin e ri do të trajtohen në mënyrë ndryshe sikurse pjesa e unazës që bashkon shkollën Teknologjike me pjesën e Kopshtit Botanik”.

Do të jenë tre korsi aktive sipas standardeve europiane 2 nga 3.75 m njëra dhe një tjetër për emergjenca prej 3 metra. Do të ketë një ndarje të trafikut me gjelbërim dhe do të ketë bankina 0.7 nga të dyja krahët dhe do të ketë nga secila nga anët rrugë dytësore me korsi secila 3.5 metra”, nënvizoi Shkreli, përcjell atsh.

Rrugët dytësore, shtoi ai, do të ndërlidhen me këtë unazë nëpërmjet mbikalimeve dhe nënkalimeve të cilat nuk do bëjnë më ndërprerjen me rotonda, por do lejojnë një rrjedhje të qetë të trafikut.

“Kjo unazë gjeografikisht është e shkurtër 2.2 km, por nga pikëpamja kohore është shumë e gjatë në nivel kohor. Pajisja e unazës me rrugë dytësore kjo unazë do të përshkohet në kohë që nuk kalojnë 2 minuta”, nënvizoi Shkreli duke shtuar se këto 2,2 km sot bëhen për 20 min duke shkaktuar nervozizëm tek njerëzit, ndotje, zhurmë, amortizim të mjeteve edhe konsum financiar. Sipas tij, përfitimet nga ky investim janë të mëdha.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera