Mashtrime me TVSH-në, arrestohet një nga gjashtë të shpallurit në kërkim - Bota Sot
Mashtrime me TVSH-në, arrestohet një nga gjashtë të shpallurit në kërkim

Tirana

Mashtrime me TVSH-në, arrestohet një nga gjashtë të shpallurit në kërkim

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 09:56
Policia shqiptare

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një nga gjashtë të shpallurit në kërkim të shtunën nga operacioni “TVSH”.

Në pranga ka rënë Elton Zoto, 36 vjeç, pasi në bashkëpunim me Gëzim Çela, Flamur Zoto, Xhemal Kushova, Ylber Molla, të arrestuar të shtunën, kishin krijuar një skemë mashtrimi duke krijuar 6 firma fiktive me nipte shëtitës, me seli në qytetin e Tiranës, me qëllim shmangien e pagesave të TVSH dhe tatimfitimin, duke i shkaktuar shtetit dëm në vlerë TVSH-je dhe tatimfitimi në vlerën e 350 milionë lekë të reja .

Vijon puna intesive për kapjen e pesë shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.Ndaj Elton Zotos rëndon akuza për “Fshehje të ardhurash”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Falsifikimi i vulave stampave dhe formularëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...