20 herë më pak turistë në Ulqin sesa vitin e kaluar

Turizëm

20 herë më pak turistë në Ulqin sesa vitin e kaluar

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 09:02
Ulqin

Ulqini si prej destinacioneve të pëlqyera turistike për qytetarët e Kosovës, aktualisht ka shumë më pak turistë.

Numri i vogël i turistëve ka rënë edhe për shkak të pengesave në kufi.

Sipas të dhënave zyrtare, në Ulqin aktualisht janë duke pushuar 2000 turistë. Sipas gazetës malazeze “Vijesti”, ky numër është 20 herë më i vogël se ai i turistëve që ishin vitin e kaluar në periudhë të njëjtë.

Ndërkaq vitin e kaluar në të njëjtën kohë në Ulqin ishin afro 42 mijë turistë, sipas të dhënave të agjencisë lokale turistike.

“Më së shumti mysafirë janë të paraqitur në akomodim privat, më shumë se 1600. Në hotele po qëndrojnë 380 turistë, ndërsa në kampe 21. Prej numrit të përgjithshëm, mysafirë të vendit janë 157, kurse të huaj 1859”, ka njoftuar Vijesti.

Situata me koronavirus natyrisht është arsyeja kryesore për këtë rënie të jashtëzakonshme. Për kosovarët hyrja në Mal të Zi lejohet vetëm duke prezantuar një test negativ për COVID-19. Për shumë shqiptarë që jetojnë në vendet evropiane hyrja në Mal të Zi nuk është e ndaluar. Por shumica e shqiptarëve që jetojnë në Evropë kanë limituar edhe pushimet në vendlindje për shkak të gjendjes së krijuar, përkatësisht rritjes së madhe të shifrave të të infektuarve në javët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat