Humbje të mëdha nga koronavirusi në Mal të Zi, 92% më pak turistë - Bota Sot
Humbje të mëdha nga koronavirusi në Mal të Zi, 92% më pak turistë

Turizëm

Humbje të mëdha nga koronavirusi në Mal të Zi, 92% më pak turistë

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Mali i Zi ka pësuar jashtëzakonisht shumë nga pandemia e koronavirusit. Në pikun e sezonit turistik, në Mal të Zi ndodhen rreth 15 mijë turistë, që është 92% më pak në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Organizatës malazeze për Turizëm.

Pronarët e hoteleve dhe apartamenteve turistike në Mal të Zi kanë bërë të ditur se i kanë përgjysmuar çmimet, në mënyrë që sadopak të fitojnë.

Më Ulqin, sipas gazetës malazeze “Vijesti”, gastronomët thonë se nuk i kanë as 5% të qarkullimit të vitit të kaluar. Pjesa e vjetër e qytetit moti nuk ka qenë aq e zbrazët.

Kalaja e Ulqinit, përndryshe pjesa më e vizituar gjatë muajve të verës, këtë vit është tërësisht e boshatisur. Rrugëve nuk ka njerëz, restorantet janë të zbrazëta e muzeu pa vizitorë, shkruan “Vijesti”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat