​Rreth 5 mijë udhëtarë gjatë fundjavës në portin e Vlorës

Turizëm

​Rreth 5 mijë udhëtarë gjatë fundjavës në portin e Vlorës

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Në portin e Vlorës, i dyti më i madh në vend, fundjava shënoi një fluks të lartë udhëtarësh. Sipas statistikave të portit të Vlorës këtë fundjavë kanë mbërritur 4747 udhëtarë dhe 1049 automjete.

Sipas portit, një numër i konsiderueshëm i udhëtarëve janë emigrantë që kthehen për pushime në atdhe, por edhe turistë që vizitojnë Shqipërinë. Autoritetet portuale kanë punuar me intensitet të lartë për përpunimin e udhëtarëve dhe automjeteve, ndërsa kanë marrë të gjitha masat për t’i shërbyer sa më mirë udhëtarëve.

Bregdeti i bukur, infrastruktura e përmirësuar dukshëm dhe hapësira atraktive të tilla si Lungomare me lokalet e shumta, apo bulevardi Vlorë-Skelë, përbëjnë disa nga faktorët dhe pikat e forta për treguesit e lartë të turistëve të huaj nga vende të ndryshme të botës në qytetin e Vlorës.

Në portin e Vlorës gjatë muajve të verës operojnë edhe anije turistike, të cilat nisen çdo ditë drejt ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat