​Shënohet Dita Botërore e Turizmit

Turizëm

​Shënohet Dita Botërore e Turizmit

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 07:25
Foto ilustrim

Sot në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Turizmit.

27 shtatori është datë që është zgjedhur për të përkuar me një moment të rëndësishëm në turizmin botëror, përvjetorin e miratimit të Statutit të Turizmit Botëror më 27 shtator 1970.

Organizata Botërore për Turizëm e Kombeve të Bashkuara (UNWTO) është agjenci e Kombeve të Bashkuara, përgjegjëse për promovimin e turizmit me qasje të besueshme, të qëndrueshme dhe universale.

Me rastin e shënimit të kësaj dite, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë tash e tri ditë po kryen vizita në pika të ndryshme turistike në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat