Vizitorë në ujërat termale të Bënjës që në ditët e para të vitit

Turizëm

Vizitorë në ujërat termale të Bënjës që në ditët e para të vitit

Më: 6 janar 2023 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Vizitorë të shumtë zgjodhën qytetin e Përmetit dhe thesaret natyrore të tij për të kaluar ditët e para të vitit të ri.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Shqipëri ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ujërat termale të Bënjës, me vizitorë.

Sipas AKZM, Bënja, pjesë e Parkut Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli” vazhdon të kryesojë listën, si një prej destinacioneve natyrore më të kërkuara në qarkun e Gjirokastrës dhe të Përmetit.

Ujërat termale të Bënjës ndodhen rreth 13 km larg qytetit të Përmetit.

Të njohura që në antikitet këto burime sulfurore, që dalin nga një çarje e thellë tektonike, janë të ndryshme e burojnë në të dyja anët e kanionit të Lengaricës.

Çdo burim zotëron veti terapeutike të ndryshme për kurimin e sëmundjeve të lëkurës, stomakut, veshkave, reumatizmës etj.

Ky vend i rrethuar nga një natyrë e paprekur, paraqet një përzierje unike midis historisë aventurës dhe natyrës. Përveç banjave termale atje gjendet edhe kanioni i Lengaricës dhe Ura e Katiut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat