Pas tri vitesh mungesë, turistët japonezë rikthehen në Muzeun e Krujës

Turizëm

Pas tri vitesh mungesë, turistët japonezë rikthehen në Muzeun e Krujës

Më: 22 mars 2023 Në ora: 08:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Muaji mars ka shënuar rritje të numrit të turistëve të huaj në Muzeun Historik dhe Etnografik të Krujës.

Në këtë fillimjave Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” e kanë vizituar një grup turistësh nga Japonia, të cilët janë njohur me historinë dhe traditat shqiptare.

“Pas 3 vitesh mungese për shkak të pandemisë në këtë muze janë rikthyer grupet e organizuara me turistë japonezë në Muzeun Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Krujë”, ka thënë për Atsh-në drejtori i Muzeut Historik dhe Etnografik, Mehdi Hafizi.

Ai ka theksuar se vetëm në 3 javët e para të marsit ky muze është vizituar nga rreth 2000 turistë. “Gjatë marsit është shtuar numri i turistëve me grupe të organizuara si amerikanë, italianë, spanjollë, gjermanë, etj”.

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” ishte përuruar më 1 nëntor 1982 në kështjellën e Krujës. Ky muze ka edhe karakterin e një memoriali që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut, shkruan Atsh Kompleksi i muzeut është shpërndarë në disa hapësira, të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve. Në këtë muze ndodhen objekte që i përkasin periudhave të ndryshme historike, por në disa pavijone trajtohet historia e Mesjetës së Hershme, principatat shqiptare, pushtimi osman dhe betejat e shqiptarëve për të përballuar këtë pushtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat