Destinacionet e preferuara/ Sa shpenzojnë shqiptarët për pushime?

Turizëm

Destinacionet e preferuara/ Sa shpenzojnë shqiptarët për pushime?

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 16:29
Fjorida Zani

Sezoni turistik sapo ka nisur, ndaj dhe qytetarët në vendin tonë po nxitojnë të prenotojnë pushimet.

Të dhënat e fundit tregojnë se shqiptarët për pushime mbi 4 net jashtë vendit harxhojnë 405 euro secili. Mesatarja e Bashkimit Europian është 900 euro.

“Kanë filluar që në mars, janë shumica klientë nga Europa që rezervojnë paraprakisht, shqiptarë që jetojnë në Europë. shqiptarët kanë filluar për në Turqi dhe Greqi”, thotë Fjorida Zani, tur operator.

Eurostat në të dhënat e vitit 2020 tregon se Shqipëria renditet e katërta nga fundi, si një ndër vendet ku qytetarët shpenzojnë më pak për pushime.

“Fillojnë nga 400 euro e deri në shuma më të larta. Por mesatarja është 500-700 euro për 6 net dhe 7 ditë”, tregon tur operatorja.

Këtë sezon të ri turistik, rritja e çmimeve ka ndikuar në rezervime. Qytetarët kanë bërë disa kompromise.

“Çmimet janë rritur 35% në mbarë botën. Rezervimet janë më të pakta, shqiptarët vendosin në vend të fundit dhe është e vështirë të gjesh ato çmime që kemi folur paraprakisht…Varet nga numri i ditëve, në përgjithësi kanë reduktuar numrin e ditëve për të pasur pushimet që kanë bërë vjet”, tregon Zani.

Turqia dhe Greqia janë dy destinacionet më të kërkuara. Kjo edhe për faktin se ofrojnë paketa “all inclusive”, të gjitha të përfshira në çmim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat