Blogerja amerikane:Ja pse kalova më bukur në bregdetin e Shqipërisë se sa në plazhet e Greqisë

Turizëm

Blogerja amerikane:Ja pse kalova më bukur në bregdetin e Shqipërisë se sa në plazhet e Greqisë

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Një blogere amerikane ka treguar në një rrëfim të sajin se përse do të zgjidhte më mirë Shqipërinë, se sa plazhet e Greqisë.

Ajo ka treguar se ka pushuar në një plazh në Halkidiki të Greqisë, por në vend që të kënaqej nga bukuria e plazheve, e shtëpive të bardha me dritare blu, nga ushqimi i freskët dhe I shijshëm I detit, në fakt është përballur me një mbipopullim, ç’ka e zhgënjeu.

"Ujërat e pastra të kristalta të ishujve grekë nuk e justifikonin një shezlong që më duhet të paguaja për 100 dollarë dhe unë nuk mund të lëvizja dy hapa pa u përplasur me një tjetër turist amerikan.  Ndërsa ajo që plazheve shqiptare u mungon në famë, e kompensojnë me bukurinë e tyre të paprekur"-shtoi ajo.

Natyrisht, sezoni i pikut të verës nga qershori deri në shtator tërheq më shumë vendas dhe turistë në plazhe, por nuk do të ndiheni në një vend të mbipopulluar me njerëz.

"Ndërsa Greqisë i kanë mbetur shumë pak plazhe “secrete”, bregdeti i Shqipërisë është ende një shesh parajse që pret për t’u eksploruar"- shprehet ajo.

"Plazhet më të njohura janë: Durrësi, Vlora, Himara, Saranda, Ksamili etj. Udhëtarët që dëshirojnë të shkojnë më tej dhe nuk duan shoqëri apo duan plazhe të virgjëra,  mund të shkojnë në disa nga perlat e mia të preferuara “të fshehura”:në Karpen, Llaman, Drimadhe, Bunec, Gjipe, Spille dhe Bors"-ka përfunduar blogerja amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat