Më shumë të huaj në Shqipëri/ Hyrje-daljet nga janari në maj, 42.5 % më shumë se një vit më parë

Turizëm

Më shumë të huaj në Shqipëri/ Hyrje-daljet nga janari në maj, 42.5 % më shumë se një vit më parë

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Tirana por edhe qytete të tjera të Shqipërisë i kanë rrugët të mbushura me grupe të huajsh që lëvizin të organizuar.

Dyndjet e tyre nuk janë më vetëm gjatë verës por janë shtrirë gjatë gjithë vitit. Nga analiza 6 mujore e policisë kufitare rezulton se mbi 11.6 milionë qytetarë kanë hyrë dhe kanë dalë nga Shqipëria. Autoritetet kanë regjistruar mbi 3.3 milionë mjete që kanë lëvizur në kufij.

Nga analizimi i kryer nga Instituti i Statistikave rezulton se vetëm gjatë muajit maj kanë dalë nga kufiri 1.1 milionë persona dhe kanë hyrë 1.2 milionë nga të cilët mbi 705 mijë janë të huaj. Numrin më të lart të të huajve që vijnë në Shqipëri e mbajnë europianët që pasohen nga amerikanët dhe të huaj nga vendet e Azisë Lindore.

Perceptimi i shumë prej nesh është se të huajt në Shqipëri vijnë kryesisht si pushues por në fakt shifrat flasin ndryshe.

Nga analizimi i kryer i të dhënave të muajit maj rezulton se nga 705 mijë të huaj që kanë ardhur në Shqipëri, 20 % e tyre kanë deklaruar se kanë ardhur në vendin tonë për arsye biznesi.

16% e të huajve të tjerë kanë deklaruar se vizitojnë Shqipërinë për arsye personale dhe rreth 13% vijnë në Shqipëri për turizëm. Muajt e verës përqindja e të huajve që vizitojnë Shqipërinë për turizëm rritet ndjeshëm. Shumica e tyre kanë destinacion bregdetin shqiptar të cilit i është bërë jehonë në shumë media ndërkombëtare dhe site turistike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat