Gjirokastra destinacion për të huajt; 50 mijë vizitorë në kala në gjashtë muajt e parë të vitit

Turizëm

Gjirokastra destinacion për të huajt; 50 mijë vizitorë në kala në gjashtë muajt e parë të vitit

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Gjirokastra është kthyer në një destinacion të pashmangshëm për të huajt që vijnë në Shqipëri.

Qyteti i gurtë me shtëpitë shekullore dhe kalanë unike është kureshtja e shumë turistëve, të cilët sa vijnë e shtohen. E ky vit regjistroi një dyfishim të numrit të vizitorëve.

Në gjashtë muajt e parë, mbi 50 mijë turistë u ngjitën në kala, duke parë nga afër edhe muzeu etnografik si dhe zonën muzeale të qytetit. Të huajt nuk e fshehin befasinë që ofrojnë qyteti, njerëzit dhe natyra e luginës.

Turist – 1- Jam Olivia nga Australia, më pëlqen shumë Gjirokastra, njerezit këtu jane shume te dashur dhe natyra është shumë e bukur.

2 – Ne kemi ardhur sot ne Gjirokaster , qyteti eshte shume i bukur mund te shikosh gjithcka nga kalaja.

3 – Pershendetje un jam William nga Quebec, Kanada. Jemi duke vizituar Gjirokastren qe prej 3 ditesh, shume qytet i bukur sidomos njerezit e Gjirokastres, jane shume te sjellshem dhe na kane ndihmuar.

4- Eshte shume qytet i bukur , me duket si ne Gjermani. Une vij nga Franca dhe eshte natyre komplet ndryshe nga aty ketu dhe rruget jane te cuditshme per shkak se eshte shume pjerret dhe e veshtire per te ecur në to, por është bukur. Shqiperia është shumë e bukur.

Pasi vizitojnë pjesët më të bukura dhe interesante të Gjirokastrës, shumë prej turistëve zgjedhin të qëndrojnë dhe për 3-4 ditë të tjera, të cilat ia kushtojnë eksplorimit të fshatrave përreth, ku ka një numër të konsiderueshëm bujtinash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat