Shtegu Alarup-Pllaja e Pusit në Korçë, destinacion për të apasionuarit e alpinizmit

Turizëm

Shtegu Alarup-Pllaja e Pusit në Korçë, destinacion për të apasionuarit e alpinizmit

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Shtegu Alarup-Maja e pllajës së pusit, është një shteg piktoresk, së fundmi i frekuentuar shpesh nga të apasionuarit e alpinizmit.

Në pikën më të lartë të tij, 2288 metër mbi nivelin e detit, keni mundësinë të shijoni pamjen mahnitëse të tre liqeneve: liqeni i Ohrit dhe dy liqenet e Prespës.

Guida të ndryshme organizojnë ngjitje në këtë zonë të Pogradecit, sidomos, kur koha e moti e lejojnë një gjë të tillë, pasi ngjitja që nis nga fshati Alarup, konsiderohet e nivelit me vështirësi mesatare.

Gjithsesi, vizitorët e asaj maje janë të shumtë e nuk janë ndalur as në kohë dimri, ku vendi mbulohet nga dëbora, shkruan Atsh. Pllaja e Pusit ka një pamje shumë të bukur mbi komplet zonën.

Kjo ngjitje ka një disnivel rreth 1250m, 6 km ngjitje dhe 12 km në total ngjitje-zbritje. Sipas guidave, për ta realizuar duhen rreth 7 orë, duke llogaritur dhe pushimet gjatë rrugës dhe atë në maje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat