Rritet numri i vizitorëve në Kosovë, në qershor 29% më shumë se qershorin e vitit të kaluar

Turizëm

Rritet numri i vizitorëve në Kosovë, në qershor 29% më shumë se qershorin e vitit të kaluar

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Numri i vizitorëve në Kosovë ka shënuar rritje.

Sipas të dhënave që ka publikuar Ministria e Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë, në muajin qershor të këtij viti ka pasur rritje prej 29%, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.

Sipas të dhënave numri i përgjithshëm i vizitorëve 60.98% ishin të jashtëm kurse 39.02 % ishin vendorë.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, statistikat e Hotelerisë për muajin qershor 2023 rezultojnë me 13.3 % rritje të vizitorëve të jashtëm, krahasuar me qershorin e vitit 2022.

Nnë total 29 317 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga: Shqipëria, Gjermania, Turqia, Zvicra etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat