Plazhi i Velipojës, mrekullia e veriut të Shqipërisë

Turizëm

Plazhi i Velipojës, mrekullia e veriut të Shqipërisë

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 06:52
Velipoja

30 kilometra nga qyteti i Shkodrës, sot një nga qendrat turistike më të vizituara në pjesën veriore shqiptare.

Është fshati Velipojë, një nga vendet më tërheqëse për turistët.

Plazhi i Velipojës me ujin e tij të pastër dhe të kthjellët ndërthuret me gjelbërimin e pishave që pushtojnë gjithë bregdetin. Peizazhi i tij i bukur e bën për vete pushues të shumtë çdo vit.

Për pushuesit, plazhi i Velipojës ofron rehati dhe siguri, madje për shumë nga ta, ky plazh mbetet i preferuari.

Ekipi i medias ka qëndruar në këtë vend turistik, ku ka takuar turistë të shumtë që kishin ardhur për të kaluar ditën nga qytete të ndryshme si të Kosovës, ashtu edhe viset e tjera shqiptare dhe diaspora në përgjithësi.

“Jam nga Malësia e Madhe e Shkodrës. Jam me banim në Norvegji, po bëj rreth 32 vite që jam atje. Jam shumë i mirëpritur në zonën time, kam kënaqësi të madhe që të jetoj, të vij e të punoj këtu, megjithëse kam shumë vite që jam andej”, thotë një pushues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat