Belshi, “magnet” për vizitorët, qyteti i vogël buzë liqenit pret mbi 3 mijë turistë në maj

Turizëm

Belshi, “magnet” për vizitorët, qyteti i vogël buzë liqenit pret mbi 3 mijë turistë në maj

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

Belshi është një atraksion i ri që është futur në listën e vendeve më të vizituar nga të huajt.

Këto tre vajza kanë ardhur nga Vietnami. Ato thonë se natyra e zonës i ka befasuar.

Turistja 1

Është hera e parë që vij këtu,  Është fantastike dhe më pëlqen shumë. Na e kishin rekomanduar dhe ne vendosëm që të vinim ta vizitonim. Na pëlqen shumë fakti që ka një liqen sepse të ndihmon shumë për të përballuar të nxehtin.

Turistja 2

Është shumë e bukur ajo që gjetëm këtu . Është një zonë interesante dhe shumë e pasur natyrore. Njerëzit kanë mundësi të shëtisin Kjo është hera e dytë që unë po e vizitoj Shqipërinë dhe u bën 3 javë që jam këtu dhe këtë herë vendosa që për fundjavë të vizitoj Belshin.

Turistja 3

Hera e parë që vij dhe po më pëlqen shumë,. Është shumë bukur këtu më pëlqen shumë natyra , mendoj se do të kthehem sërish.

Interesi për të kaluar një ditë në Belsh është në rritje nga viti në vit. Shifrat e bashkisë tregojnë se numri i turistëve ka kaluar atë të 3 mijë vizitorëve në muaj.

Veç bukurive natyrore një atraksion tjetër për turistët është edhe kulinaria. Sipas menaxherit të një prej restoranteve në Belsh, ky vit ka pasur një fluks të shtuar turistësh ditor që vijnë për të shijuar gatimet tradicionale.

Por cilat janë disa nga pikat turistike që nuk duhen lënë pa u vizituar në Belsh?

Belshi e mbylli vitin 2022 me një numër prej afro 40 mijë vizitorësh, shifër kjo e cila pritet të tejkalohet deri në përfundim të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat