Ka zgjedhur Divjakën që të kalojë fundjavën ‘Artisti i Popullit’, Reshat Arbana së bashku me disa miq të tij, janë bërë kuriozë të vizitojnë edhe “Ishullin e Pelikanit”.
Së bashku me artistin, ishte dhe një grup prej 50 turistësh norvegjezë që vizituan vendin e bukur.
Specialistët dhe guidatorët e parkut, kanë shoqëruar turistët dhe Artistin e Madh, në destinacionet më të spikatura të këtij parku.
Janë me dhjetra rolet dhe karakteret që ka krijuar Artisti i Madh në skenë dhe në ekran, që janë duartrokitur nga shikuesi shqiptarë. Këtë fundjavë, ai vendosi të relaksohet në Parkun Kombëtar të Divjakës.