9 efektet e magjishme të qepës për shëndetin tonë

Ushqime

9 efektet e magjishme të qepës për shëndetin tonë

Më: 10 mars 2019 Në ora: 08:27
Qepa

Pothuajse të gjithë janë të vetëdijshëm për përfitimet shëndetësore që na ofron qepa, por për këtë bimë çudibërëse ka aq shumë informacione të cilat është e dobishme t’i dini.

Ne kemi mbledhur fakte dhe gjetje të rralla për qepën të cilat do t’ju ndihmojnë që ta kuptoni sa më mirë këtë bimë dhe që ajo t’ju shërbejë në mënyra sa më efikase.

1. Qepa e freskët dhe e papërpunuar, e copëtuar ose grimcuar, ka efektin më të mirë në shëndetin e njeriut. Nëse nuk mund ta duroni erën e saj dhe duhet ta zieni, do të duhet të përdorni të paktën katër kokë e gjysmë qepë që ajo ta ketë të njëjtin efekt.

2. Edhe pse qepa ndonjëherë quhet “trëndafili kundërmues”, në fakt mund ta shërojë trëndafilin nga sulmi i insekteve të gjetheve. Thjesht përzieni qepën e grirë me ujë dhe me lëngun e fituar spërkatni gjethet e trëndafilit.

3. Erën e keqe pas konsumimit të qepës mund ta largoni nëse pini lëng limoni ose nëse i hani disa feta limoni.

4. Era e qepës është më intensive pasi ta copëtojmë apo imtësojmë atë me thikë.

5. Nëse e vendosim qepën në plagë, ajo shërohet më shpejtë. Gjatë Luftës së Parë Botërore, kjo metodë është përdorur me të madhe nga trupat britanike.

6. Kur qepën e grimcuar dhe të papërpunuar e lyejmë butësisht në zonën e synuar, mund ta shpërthejë puçrrën. Sekreti është në kombinimin e fuqishëm të quajtur Allicin, i cili e bën qepën një nga antioksidantët më të mirë në mesin e artikujve ushqimorë.

7. Qepa e mbirë humb disa nga përfitimet e saj shëndetësore, por ajo ende mund të përdoret.

Një studim i kryer në Universitetin e Pensilvanisë ka dëshmuar se përbërësi i qepës i quajtur “disulfide diallyl”, mund t’i reduktojë qelizat e kancerit të zorrës së trashë. Një tjetër studim i kryer në Universitetin e Washingtonit tregoi se përbërësi i përmendur është njëqind herë më efektiv se antibiotikët tjerë në reduktimin e problemeve të tretjes, të shkaktuara nga bakteret.

8. Cila është sasia ideale e qepës e cila do t’i bënte mirë shëndetit tuaj? Universiteti i Marylandit ka rekomanduar dozë të përditshme prej 2 deri 4 gramë të qepës së freskët të grimcuar; 600-1200 mg në ditë të ekstraktit të qepës; dy tableta nga 200 mg tri herë në ditë, nëse bëhet fjalë për qepën e ngrirë; 4 ml në ditë, nëse bëhet fjalë për ekstraktin e lëngshëm të qepës; 20 ml në ditë të tretësirës së qepës ose 0,03-0,12 ml tri herë në ditë në qoftë se përdorni vaj të qepës.

9. Pa marrë parasysh se sa çudibërëse që është, qepa nuk është për të gjithë. Atë duhet ta shmangin ata që përdorin hollues të gjakut për shkak se qepa ndihmon koagulimin e gjakut. Gjithashtu, qepa nuk duhet të konsumohet para operacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat