Libri i tij i recetave që daton para 80 vitesh ruan sekretet e gatimit dhe jetesës së tij si emigrant.
Djali i tij ende e ruan atë libër përmes së cilit ende kujton babin e tij.
Receta e famshme që të gjithë e njihnin dhe i identifikonte ata si gjerman ishte “zwetschgenkuchen”.
Përbërësit e brumit ishin të thjeshtë: sheqer, kripë, vezë dhe qumësht.
Brumi përdoret si shtrat i frutave të cilat vendosen sipër.
Zwetschgenkuchen, ishte diçka me të cilën ata u rritën në Gjermani dhe pjesë e rëndësishme e traditës së tyre.
Ajo është një ëmbëlsirë e veçantë për hebrenjtë sidomos në festa, por gjithashtu edhe gjatë kohës së vjeshtës kur dilnin kumbullat.
“Kjo tortë është një shembull shumë i mirë që tregon se si identiteti ushqimi dhe religjionin mund të përzihen bashkë”, ka shtuar Abt.