Sallata është e pandarë nga tryezat tona në sajë të vetive por edhe shijes që ofron.
Por është një sallatë specifike e cila duhet konsumuar nga meshkujt! Bëhet fjalë për rukolën e cila mbron qelizat e spermës nga agjentët kimikë që gjenden në ushqime dhe pije të ndryshme.
Është kjo ajo që ka zbuluar një studim italian i drejtuar nga profesor Carlo Foresta i Universitetit të Padova në bashkëpunim me profesor Kais Rtibi, i Universitetit të Jendouba në Tunizi.
Studimi zbuloi se bisfenolo-A (BPA), një agjent kimik me origjinë sintetike që përmirëson gjendjen e spermës, pasi lufton radikalet e lira.
Kështu që prania e BPA në ushqim mund të kompromentojë gjendjen e spermatozoidëve dhe të ndikojë në lëvizshmërinë e tyre. Për këtë arsye këshillohet që të gjithë meshkujt që duan të kenë aftësi të mira riprodhuese, të mos heqin dorë nga konsumi i rukolës.