Nuk keni dëshirë të bëni byrek, atëherë prooni krostatën e shijshme me domate

Ushqime

Nuk keni dëshirë të bëni byrek, atëherë prooni krostatën e shijshme me domate

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 21:09
Foto

Ideale për darka me miq, kur bën vapë dhe nuk kemi dëshirë të qëndrojmë shumë pranë zjarrit. Shërbehet e vakët ose në  temperaturë ambienti, si antipastë ose si pjatë më vete e shoqëruar me sallatë.

Përbërësit për brumin për tavë me diametër 24cm:1 brumë brise i gatshëm ose i përgatitur si më poshtë: 1 lugë gjethe rozmarinë e grirë imët, 200g miell tip 00 1 lugë kafeje kripë (jo e mbushur plot) 90g gjalpë i ftohtë i prerë në kubikë 1 kokërr vezë 1-2 lugë ujë.

Në mikser përziejmë miellin, rozmarinën, gjalpin dhe kripën. Shtojmë vezën dhe ujin dhe vazhdojmë i përziejmë derisa masa të bëhet homogjene. E heqim nga mikseri dhe nëse nevojitet, e punojmë pak me dorë. E mbështjellim me plastmasë kuzhine dhe e lëmë në frigorifer për 2 orë. Të njëjtën procedurë ndjekim nëse brumin e përgatisim me dorë.

Përbërësit për mbushjen: 4-5 domate të gjata (varietet që s’kanë shumë lëng) 2 lugë mustardë 5-6 feta djathë “Scamorza affumicata” ose lloj tjetër që shkrin nga ngrohtësia vaj ulliri, kripë e piper.

Përgatitja e krostates: Nxjerrim brumin nga frigoriferi, pasi ka qëndruar për 2 orë (në rastin kur e përgatisim vetë), e hapim me petës në trashësinë 3mm, e spërkatim me miell dhe i japim formën e tavës. E shpojmë me pirun, e lyejmë me mustardë, vëmë fetat e djathit dhe domatet të prera në feta të holla duke krijuar një shtresë. E lyejmë me vaj ulliri, kripë, piper dhe disa gjethe trumze (nëse kemi). E pjekim për 40-45 minuta në furrën e ngrohur më parë në temperaturën 220°C ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat