Krostatë e shpejtë me krem djathi dhe luleshtrydhe

Ushqime

Krostatë e shpejtë me krem djathi dhe luleshtrydhe

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 22:38
Foto

Në qoftë se ju ka tepruar pak Mascarpone (krem djathi) nga hera e fundit që bëtë tiramisù, nuk keni pse shqetësoheni se mund t'ju prishet pasi mund ta përdorni për krostatën e mëposhtme. E ëmbël, e shijshme dhe mbi të gjitha aspak e lodhshme për t'u përgatitur, kjo është pjata që duhet ta provoni sa më parë.

PËRBËRËSIT për tavë me diametër 24 cm:
1 brumë i gatshëm brisée
250 g djathë Mascarpone
50 g sheqer pluhur
lëkura e 1 limoni organik
250 g luleshtrydhe
lëngu i 1/2 limoni
2-3 lugë reçel luleshtrydhesh

PËRGATITJA: Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C. Shtrojmë brumin në tavën që e kemi lyer më parë me gjalpë e miell ose kemi shtruar letër furre. E shpojmë me pirun dhe e vëmë të piqet për rreth 30 minuta ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë lart e poshtë. Ndërkohë përziejmë me pirun djathin Mascarpone me lëkurën e limonit dhe sheqerin pluhur dhe i lëmë në frigorifer deri në momentin që do t’i përdorim. I presim luleshtrydhet në feta të holla, ndërsa reçelin e ngrohim në zjarr të ulët me lëngun e limonit dhe i lëmë mënjanë. Kur baza të jetë pjekur, e lëmë të ftohet plotësisht. E lyejmë sipër me reçelin, kremin, djathin Mascarpone dhe e zbukurojmë me feta luleshtrydhesh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat